Certifikuar nga ATK si softuer elektronik fiskal

Kuponi fiskal, nga telefoni yt.

ArkaPlus e kthen telefonin, tabletin ose kompjuterin në arkë fiskale. Kuponi nënshkruhet, printohet dhe shkon në ATK në çast. Pa pajisje fiskale, pa servisim.

Provoje vetë: prek artikujt dhe lësho një kupon.

Tavolina 4 Online
Totali€2,70
Prek artikujt dhe lësho kuponin. Printohet këtu.

Udhëzimi Administrativ (MF) Nr. 01/2026 i lejon bizneset në Kosovë të lëshojnë kupona fiskalë me softuer të certifikuar nga ATK, në vend të arkës fiskale.

0 €
për pajisje fiskale
48 orë
afat për kuponët pa internet
6 vite
ruhen kuponët

Një ekran i ndërtuar për punën tënde

Kafeneja punon me tavolina, marketi me barkode, palestra me anëtarë. ArkaPlus hapet me ekranin që i përshtatet biznesit tënd, dhe kuponi fiskal është i njëjti për të gjithë.

Gati për shitje në tre hapa

Nuk instalon asgjë dhe nuk pret teknik.

Si merret KUF-i në EDI
  1. 1

    Merr KUF-in në EDI

    Në EDI të ATK-së, te Fiskalizimi, kërko Kodin Unik të Fiskalizimit për lokalin tënd.

  2. 2

    Aktivizo arkën

    Hap ArkaPlus në telefon, tablet ose kompjuter dhe shkruaj KUF-in. Certifikata digjitale krijohet vetë.

  3. 3

    Lësho kuponin e parë

    Kuponi nënshkruhet, printohet me kod QR dhe shkon në ATK në çast.

Më shumë se një arkë

Të gjitha veçoritë

Shitja

Kuponi fiskal në pak prekje, edhe kur bie interneti.

  • Kesh, kartelë ose pagesë e ndarë
  • Anulim dhe kthim me lidhje te kuponi origjinal
  • Paradhënie dhe pagesa në dorëzim
  • Barkod me skaner ose me kamerë
  • Kupon me email kur blerësi pajtohet

Kontrolli

E sheh biznesin nga telefoni, kudo që je.

  • Xhiroja sipas ditës, orës, degës dhe punonjësit
  • Raporti ditor me email çdo mëngjes
  • Stok për çdo degë, me paralajmërim kur mbaron
  • Punonjës me role dhe PIN
  • Çdo veprim i regjistruar

Dokumentet

Gjithçka që i duhet kontabilistit, pa shtypur asgjë dy herë.

  • Raporti X dhe Z
  • Fatura tatimore, nota kreditore dhe debitore
  • Libri i shitjes dhe i blerjes për EDI
  • Kujtesë për afatin e dorëzimit
  • Arkivi i plotë me një shkarkim

Arka fiskale klasike apo ArkaPlus?

Çka krahasohetArka fiskale klasikeArkaPlus
PajisjaBlihet një për çdo pikë shitjejeTelefoni, tableti ose kompjuteri që e ke
MirëmbajtjaServisim dhe vizita teknikePërditësime që vijnë vetë
RaportetRaporti Z në letër, në lokalXhiroja live dhe me email, nga kudo
Disa degëNjë pajisje dhe një kontratë për secilënNjë llogari për të gjitha
Kur prishet pajisjaShitja ndalet deri në riparimVazhdon në një pajisje tjetër
Stoku, tavolinat, faturatProgram tjetër, veçNë të njëjtin vend
Lexo krahasimin e plotë

Paguan vetëm abonimin

Pa pajisje për të blerë, pa kontratë servisimi. Çmimet janë me TVSH.

Start

9 €në muaj, për një arkë

Për biznese me një pikë shitjeje.

Biznes

19 €në muaj

Për biznese me ekip dhe stok.

Rrjet

Ofertëme ofertë

Për zinxhirë dhe biznese me shumë degë.

Çka përfshin secili plan

Pyetjet që na i bëjnë më së shpeshti

A është e ligjshme të lëshoj kupona fiskalë pa arkë fiskale?

Po. Udhëzimi Administrativ (MF) Nr. 01/2026 lejon që kuponët fiskalë të lëshohen me softuer elektronik fiskal (SEF) të certifikuar nga ATK, në vend të pajisjes fiskale. ArkaPlus është SEF i certifikuar nga ATK.

E kam një arkë fiskale. A duhet ta ndërroj?

Jo menjëherë. Afatin për kalimin nga pajisjet fiskale te softueri e cakton Ministria e Financave. Deri atëherë mund të kalosh kur të duash, dhe shumë biznese kalojnë kur u skadon servisimi i arkës së vjetër.

Çka ndodh me kuponët kur bie interneti?

Vazhdon të shesësh. Kuponët nënshkruhen dhe ruhen të enkriptuar në pajisje, shënohen si offline dhe dërgohen vetë në ATK sapo të kthehet lidhja, brenda afatit 48-orësh që kërkon rregullorja.

Çka më duhet për të filluar?

NUI-ja e biznesit, Kodi Unik i Fiskalizimit (KUF) që e merr në EDI të ATK-së, një telefon, tablet ose kompjuter me shfletues dhe një printer termik 58 ose 80 mm.

Sa kushton?

Plani Start kushton 9 € në muaj për një arkë, plani Biznes 19 € në muaj deri në 3 arka. Nuk ka pajisje për të blerë dhe as kontratë servisimi.

Të gjitha pyetjet

Hap llogarinë

Nuk ka listë pritjeje. Na trego për biznesin dhe ta hapim llogarinë me ekranin e duhur.

Të dhënat përdoren vetëm për ta hapur llogarinë. Shih privatësinë.

Hap arkën sot

Na trego për biznesin tënd dhe ta hapim llogarinë me ndërfaqen e duhur. Pa pajisje për të blerë.