Arka fiskale apo softuer fiskal: cila i përshtatet biznesit tënd?

Përditësuar më 25.11.2026, 4 minuta lexim

Që nga prilli 2026, biznesi në Kosovë mund të lëshojë kupona fiskalë me arkë fiskale klasike ose me softuer elektronik fiskal (SEF) të certifikuar nga ATK. Softueri punon në telefonin, tabletin ose kompjuterin që e ke, pa pajisje të veçantë dhe pa servisim.

Çka është arka fiskale klasike

Arka fiskale është pajisje e veçantë që e blen për çdo pikë shitjeje. Ajo printon kuponin, e ruan në memorien fiskale dhe e raporton në ATK. Kërkon servisim nga operatori i autorizuar, dhe kur prishet, shitja ndalet deri në riparim ose kalon në bllok të veçantë.

Çka është softueri fiskal

Softueri elektronik fiskal bën të njëjtën punë pa pajisje fiskale. Çdo kupon nënshkruhet digjitalisht në pajisjen tënde, merr kod QR dhe dërgohet në ATK në çast. Udhëzimi Administrativ (MF) Nr. 01/2026 e njeh këtë mënyrë, me kusht që softueri të jetë i certifikuar nga ATK.

Dallimet që i ndien në punë

  • Pajisja: arka blihet për çdo pikë; softueri punon në telefonin ose tabletin që e ke, me një printer termik.
  • Kostoja: arka ka çmim blerjeje dhe servisim; softueri ka abonim mujor.
  • Raportet: arka nxjerr raportin Z në letër; softueri ta tregon xhiron nga kudo dhe ta dërgon me email.
  • Kur prishet pajisja: me softuer hap llogarinë në një pajisje tjetër dhe vazhdon.
  • Më shumë se kuponi: stoku, tavolinat, anëtarët, faturat dhe librat për EDI janë në të njëjtin vend.

Kur ia vlen të kalosh

Nëse po hap biznes të ri, softueri të kursen blerjen e arkës. Nëse e ke një arkë që punon, mund të kalosh kur të skadojë servisimi ose kur të duhet diçka që arka s'e bën, si stoku ose raportet nga telefoni. Afatin e fundit për kalimin e cakton Ministria e Financave.

Çka të kontrollosh para se të zgjedhësh

  • A është softueri i certifikuar nga ATK.
  • A punon pa internet dhe a i dërgon kuponët vetë kur kthehet lidhja.
  • A i ke të dhënat e tua të shkarkueshme në çdo kohë.
  • A përshtatet me llojin e biznesit tënd: kafene, market, sallon apo servis.

Ky udhëzues është informues dhe nuk zëvendëson këshillën e kontabilistit ose udhëzimet zyrtare të ATK-së.

Hap arkën sot

Na trego për biznesin tënd dhe ta hapim llogarinë me ndërfaqen e duhur. Pa pajisje për të blerë.