Arka fiskale për klinika dhe ordinanca
Vizita me mjekun dhe trajtimet e saj, me kupon fiskal. Asgjë nga pacienti nuk shkon në kupon.
Hap llogarinëCertifikuar nga ATK. Nga 9 € në muaj.

Si shkon një shitje
- 1Zgjidh mjekun
- 2Zgjidh pacientin, nëse do ta lidhësh vizitën
- 3Shto trajtimet e vizitës
- 4Kuponi fiskal printohet dhe shkon në ATK
Çka ke në këtë ekran
- Vizita sipas mjekut
- Mjeku mbetet i zgjedhur për vizitat e radhës. Në fund të muajit sheh vizitat dhe shumën për secilin.
- Historiku i pacientit
- Çdo vizitë me datën, mjekun dhe trajtimet. Kërko pacientin me emër ose telefon.
- Të dhëna sa më pak
- Ruhen vetëm emri, telefoni dhe karta. I sheh vetëm pronari, menaxheri dhe arkëtari, jo kontabilisti.
- TVSH sipas shërbimit
- Vendos normën e duhur për çdo trajtim, sipas këshillës së kontabilistit tënd.
- Fatura për kompani
- Kur paguan punëdhënësi ose sigurimi, lësho faturë tatimore me NUI-në e tyre.
- Paradhënie për trajtime
- Kupon për çdo pagesë: paradhënia tani, pjesa tjetër kur përfundon trajtimi.
Plus gjithçka që ka çdo arkë ArkaPlus: punë pa internet, raporti X dhe Z, fatura tatimore, librat për EDI dhe paneli i xhiros. Shih të gjitha veçoritë
Biznese të tjera
Hap arkën për klinika dhe ordinanca
Na trego për biznesin tënd dhe ta hapim llogarinë me ndërfaqen e duhur. Pa pajisje për të blerë.