Softuer për këmbimore valutore

Kurset e ditës, arka sipas valutës dhe dëftesa e këmbimit. Kupon fiskal për komisionin.

Hap llogarinëCertifikuar nga ATK. Nga 9 € në muaj.
Këmbimore: arka në banak

Si shkon një shitje

  1. 1Vendos kurset e ditës
  2. 2Zgjidh blej ose shes, valutën dhe shumën
  3. 3Shuma tjetër llogaritet vetë
  4. 4Klienti merr dëftesën e këmbimit

Çka ke në këtë ekran

Tabela e kurseve
Kursi i blerjes dhe i shitjes për çdo valutë, për çdo degë.
Arka sipas valutës
Sa euro, franga e dollarë ke në arkë, pas çdo këmbimi.
Dëftesë këmbimi
Me numrin e licencës së BQK-së. Shumat e këmbyera nuk shkojnë në kupon fiskal.
Kupon për komisionin
Nëse merr komision, për të lëshohet kupon fiskal i liruar nga TVSH.
Identifikimi mbi pragun
Mbi 10.000 € sistemi kërkon të dhënat e klientit dhe i lidh këmbimet e njëpasnjëshme.
Përmbledhja e ditës
Sa është blerë e shitur në çdo valutë, për pronarin.

Plus gjithçka që ka çdo arkë ArkaPlus: punë pa internet, raporti X dhe Z, fatura tatimore, librat për EDI dhe paneli i xhiros. Shih të gjitha veçoritë

Biznese të tjera

Hap arkën për këmbimore

Na trego për biznesin tënd dhe ta hapim llogarinë me ndërfaqen e duhur. Pa pajisje për të blerë.