Privatësia

Përditësuar më 25.11.2026

Kush jemi

ArkaPlus ofron softuer elektronik fiskal për bizneset në Kosovë. Për çdo pyetje rreth të dhënave personale na shkruaj në info@arka-plus.com.

Çfarë të dhënash mbledhim

Kur kërkon llogari: emrin e biznesit, llojin, qytetin, emrin tënd, telefonin dhe email-in.

Kur përdor ArkaPlus: të dhënat e llogarisë dhe të ekipit, kuponët fiskalë, faturat, artikujt dhe regjistrin e veprimeve të biznesit tënd.

Nëse biznesi yt i regjistron: emrin, telefonin dhe numrin e kartës së klientëve të tij (anëtarë, pacientë, klientë të servisit, mbajtës të kartës së besnikërisë me pikët e tyre) dhe email-in e blerësit për dërgimin e kuponit, me pëlqimin e tij.

Pse i përdorim

Për ta hapur dhe mbajtur llogarinë, për të lëshuar dhe dërguar kuponët fiskalë në Administratën Tatimore të Kosovës siç e kërkon ligji, për faturimin e abonimit dhe për mbështetje.

Nuk i shesim të dhënat dhe nuk i përdorim për reklama.

Kush i sheh

Çdo biznes sheh vetëm të dhënat e veta. Të dhënat e klientëve të një biznesi i shohin vetëm pronari, menaxheri dhe arkëtari i tij. Ekipi i ArkaPlus hyn në llogarinë e një biznesi vetëm për mbështetje, vetëm për shikim, dhe çdo hyrje regjistrohet.

Të dhënat fiskale i dërgohen ATK-së. Për ruajtjen dhe dërgimin e email-eve përdorim ofrues shërbimesh që i përpunojnë të dhënat vetëm sipas udhëzimeve tona.

Sa i ruajmë

Kuponët fiskalë dhe regjistrat ruhen për afatin ligjor prej gjashtë vitesh. Kërkesat për llogari që nuk bëhen klientë fshihen kur nuk nevojiten më.

Të drejtat e tua

Mund të kërkosh qasje, korrigjim ose fshirje të të dhënave të tua personale, aty ku ligji e lejon, duke na shkruar në info@arka-plus.com. Ke të drejtë të ankohesh në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.

Cookies

Përdorim vetëm cookies të nevojshme për hyrjen në llogari. Nuk përdorim cookies reklamash ose gjurmimi.