Arka fiskale për bizneset e shërbimeve

Rrobaqepës, pastrim kimik, fotografë, autolarje: çdo biznes që lëshon kupona për qytetarët.

Hap llogarinëCertifikuar nga ATK. Nga 9 € në muaj.
Shërbime të tjera: arka në banak

Si shkon një shitje

  1. 1Prek shërbimin ose shkruaje
  2. 2Shto ulje ose paradhënie
  3. 3Zgjidh pagesën
  4. 4Kuponi fiskal printohet dhe shkon në ATK

Çka ke në këtë ekran

Shërbimet e tua
Shto shërbimet me çmimin, TVSH-në dhe njësinë e duhur. Ndryshoji kur të duash.
Porosi me paradhënie
Kupon për paradhënien tani dhe për pjesën tjetër kur klienti e merr porosinë.
Fatura tatimore
Për klientët biznes, me NUI-në e tyre dhe logon tënde.
Punon pa internet
Në terren ose në bodrum: kuponët dërgohen kur kthehet lidhja.
Telefoni mjafton
Arka është në xhep. Kuponi printohet në printer termik ose i dërgohet blerësit me email.
Kontabilisti merr gjithçka
Librat, raportet Z dhe arkivi i plotë me një shkarkim.

Plus gjithçka që ka çdo arkë ArkaPlus: punë pa internet, raporti X dhe Z, fatura tatimore, librat për EDI dhe paneli i xhiros. Shih të gjitha veçoritë

Biznese të tjera

Hap arkën për shërbime të tjera

Na trego për biznesin tënd dhe ta hapim llogarinë me ndërfaqen e duhur. Pa pajisje për të blerë.