Pyetje të shpeshta

Nuk e gjen përgjigjen? Na shkruaj në info@arka-plus.com.

Ligji dhe ATK

A është e ligjshme të lëshoj kupona fiskalë pa arkë fiskale?
Po. Udhëzimi Administrativ (MF) Nr. 01/2026 lejon që kuponët fiskalë të lëshohen me softuer elektronik fiskal (SEF) të certifikuar nga ATK, në vend të pajisjes fiskale. ArkaPlus është SEF i certifikuar nga ATK.
E kam një arkë fiskale. A duhet ta ndërroj?
Jo menjëherë. Afatin për kalimin nga pajisjet fiskale te softueri e cakton Ministria e Financave. Deri atëherë mund të kalosh kur të duash, dhe shumë biznese kalojnë kur u skadon servisimi i arkës së vjetër.
Si e verifikon blerësi kuponin?
Çdo kupon ka kod QR të nënshkruar digjitalisht. Blerësi e skanon me aplikacionin e ATK-së dhe sheh nëse kuponi është regjistruar.
Çka ndodh me kuponët kur bie interneti?
Vazhdon të shesësh. Kuponët nënshkruhen dhe ruhen të enkriptuar në pajisje, shënohen si offline dhe dërgohen vetë në ATK sapo të kthehet lidhja, brenda afatit 48-orësh që kërkon rregullorja.

Fillimi

Çka më duhet për të filluar?
NUI-ja e biznesit, Kodi Unik i Fiskalizimit (KUF) që e merr në EDI të ATK-së, një telefon, tablet ose kompjuter me shfletues dhe një printer termik 58 ose 80 mm.
Sa zgjat hapja e llogarisë?
Plotëson formularin me të dhënat e biznesit dhe ekipi ynë ta hap llogarinë me ndërfaqen e duhur për llojin tënd të biznesit. Pastaj e aktivizon arkën vetë, në pajisjen tënde, me NUI dhe KUF.
A më duhet të instaloj diçka?
Jo. ArkaPlus hapet në shfletues dhe mund ta shtosh në ekranin kryesor të telefonit si aplikacion. Përditësimet vijnë vetë.

Përdorimi

A mund ta përdor në disa pika shitjeje?
Po. Çdo arkë ka çelësin dhe certifikatën e vet digjitale, ndërsa ti i sheh shitjet e të gjitha degëve nga një llogari.
A mund të lëshoj fatura për biznese?
Po. Fatura tatimore me NUI-në e blerësit, nota kreditore dhe debitore, me logon e biznesit tënd. Shitjet dalin vetë në librin e shitjes për EDI.
Çfarë printeri më duhet?
Çdo printer termik 58 ose 80 mm që printon nga shfletuesi i pajisjes sate (me USB, Bluetooth ose rrjet). Kuponi mund t'i dërgohet blerësit edhe me email kur paguan me kartelë dhe pajtohet.
A mund ta shoh xhiron kur nuk jam në lokal?
Po. Paneli tregon xhiron sipas ditës, orës, degës, artikullit dhe punonjësit, dhe çdo mëngjes mund të marrësh raportin e ditës së djeshme me email.

Çmimi dhe llogaria

Sa kushton?
Plani Start kushton 9 € në muaj për një arkë, plani Biznes 19 € në muaj deri në 3 arka. Nuk ka pajisje për të blerë dhe as kontratë servisimi.
Si paguaj abonimin?
Çdo muaj merr faturën me email dhe e paguan me transfer bankar. Faturat i gjen edhe te Cilësimet, Abonimi.
Çka ndodh me të dhënat e mia nëse largohem?
Kuponët dhe regjistrat ruhen për afatin ligjor prej gjashtë vitesh. Në çdo kohë mund ta shkarkosh arkivin e plotë të biznesit tënd.

Hap arkën sot

Na trego për biznesin tënd dhe ta hapim llogarinë me ndërfaqen e duhur. Pa pajisje për të blerë.