Arka fiskale për palestra dhe klube sportive

Gjej anëtarin, shih a është aktiv, rinovo planin. Kuponi fiskal del për çdo pagesë.

Hap llogarinëCertifikuar nga ATK. Nga 9 € në muaj.
Palestra dhe klube: arka në banak

Si shkon një shitje

  1. 1Gjej anëtarin me emër, telefon ose kartë
  2. 2Shih deri kur është aktiv
  3. 3Prek planin: ditor, mujor ose tremujor
  4. 4Kuponi fiskal printohet dhe periudha zgjatet

Çka ke në këtë ekran

Aktiv apo i skaduar
Statusi i çdo anëtari del sapo ta gjesh. Ata që skadojnë këtë javë shfaqen të parët.
Karta me barkod
Skano kartën e anëtarit me skaner ose me kamerën e telefonit.
Rinovime që shtohen
Kush rinovon para kohe nuk humb ditë: periudha e re fillon ditën pas skadimit.
Plane sipas dëshirës
Hyrje ditore, javore, mujore, 3, 6 ose 12 muaj. Kohëzgjatjen e cakton ti.
Shitje të tjera
Seancë me trajner, ujë ose shtesa ushqimore në të njëjtën arkë.
Historiku i pagesave
Çdo periudhë e lidhur me kuponin e vet. Kuponi i anuluar e anulon edhe periudhën.

Plus gjithçka që ka çdo arkë ArkaPlus: punë pa internet, raporti X dhe Z, fatura tatimore, librat për EDI dhe paneli i xhiros. Shih të gjitha veçoritë

Biznese të tjera

Hap arkën për palestra dhe klube

Na trego për biznesin tënd dhe ta hapim llogarinë me ndërfaqen e duhur. Pa pajisje për të blerë.