Arka fiskale për servise telefonash dhe pajisjesh
Pranimi i pajisjes, paradhënia, statusi i punës dhe dorëzimi, secili me kuponin e vet.
Hap llogarinëCertifikuar nga ATK. Nga 9 € në muaj.

Si shkon një shitje
- 1Prano pajisjen: klienti, defekti, IMEI
- 2Merr paradhënien me kupon fiskal
- 3Ndiq punën: pranuar, në punë, gati
- 4Dorëzo pajisjen me kuponin e pjesës tjetër
Çka ke në këtë ekran
- Fletë pranimi
- Klienti merr fletën me numrin e punës, pajisjen dhe çka ka lënë. Nuk është kupon fiskal dhe e thotë qartë.
- IMEI me kamerë
- Skano numrin serial ose IMEI-n në vend që ta shkruash.
- Paradhënie dhe mbetja
- Kupon për paradhënien në pranim dhe për pjesën tjetër në dorëzim, siç e kërkon rregullorja.
- Garanci pa pagesë
- Edhe riparimi falas merr kupon 0,00 €, me një shenjë.
- Punët sipas statusit
- Të pranuara, në punë dhe gati. Kërko me emër, telefon ose IMEI.
- Aksesorë dhe pjesë
- Mbrojtëse, karikues dhe pjesë shiten në të njëjtën arkë.
Plus gjithçka që ka çdo arkë ArkaPlus: punë pa internet, raporti X dhe Z, fatura tatimore, librat për EDI dhe paneli i xhiros. Shih të gjitha veçoritë
Biznese të tjera
Hap arkën për servise dhe riparime
Na trego për biznesin tënd dhe ta hapim llogarinë me ndërfaqen e duhur. Pa pajisje për të blerë.