Çka është softueri elektronik fiskal (SEF) dhe si funksionon

Përditësuar më 25.11.2026, 4 minuta lexim

Softueri elektronik fiskal (SEF) është program i certifikuar nga Administrata Tatimore e Kosovës që lëshon kupona fiskalë nga telefoni, tableti ose kompjuteri. Çdo kupon nënshkruhet digjitalisht, merr kod QR dhe regjistrohet në ATK.

Baza ligjore

SEF-in e rregullon Udhëzimi Administrativ (MF) Nr. 01/2026 për shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve elektronikë fiskalë. Softueri duhet të kalojë testimin dhe certifikimin e ATK-së para se ta përdorin bizneset.

Si lëshohet një kupon

  1. 1Arkëtari zgjedh artikujt ose shërbimet dhe mënyrën e pagesës.
  2. 2Pajisja e nënshkruan kuponin me çelësin e saj digjital, që nuk largohet kurrë prej saj.
  3. 3Kuponi dërgohet në ATK dhe merr konfirmimin.
  4. 4Kuponi printohet me kod QR, ose i dërgohet blerësit me email kur lejohet.

Çka ndodh pa internet

Shitja nuk ndalet. Kuponi nënshkruhet dhe printohet me shenjën offline, ruhet në pajisje dhe dërgohet në ATK sapo të kthehet lidhja. Rregullorja kërkon që kuponët offline të dërgohen brenda 48 orëve.

Çka të duhet

  • NUI-ja e biznesit.
  • Kodi Unik i Fiskalizimit (KUF), që kërkohet në EDI të ATK-së.
  • Një telefon, tablet ose kompjuter me shfletues.
  • Një printer termik 58 ose 80 mm.

A është i sigurt

Kuponët nuk fshihen e nuk ndryshohen: anulimi dhe kthimi janë kuponë të rinj që lidhen me origjinalin. Çdo veprim regjistrohet, dhe të dhënat ruhen për afatin ligjor prej gjashtë vitesh.

Ky udhëzues është informues dhe nuk zëvendëson këshillën e kontabilistit ose udhëzimet zyrtare të ATK-së.

Hap arkën sot

Na trego për biznesin tënd dhe ta hapim llogarinë me ndërfaqen e duhur. Pa pajisje për të blerë.