Arka fiskale për markete dhe dyqane
Skano barkodin, shit dhe stoku zbritet vetë. Për markete, rroba, kozmetikë dhe elektronikë.
Hap llogarinëCertifikuar nga ATK. Nga 9 € në muaj.

Si shkon një shitje
- 1Skano barkodin me skaner ose me kamerën e telefonit
- 2Ndrysho sasinë nëse duhet
- 3Zgjidh pagesën: kesh, kartelë ose të ndarë
- 4Kuponi fiskal printohet dhe stoku zbritet
Çka ke në këtë ekran
- Barkod me skaner ose kamerë
- Skaneri USB punon menjëherë. Në telefon, kamera lexon barkodin dhe mbetet e hapur për artikullin tjetër.
- Stok për çdo degë
- Shitjet, kthimet dhe anulimet e lëvizin stokun vetë. Pranimi i mallit, inventarizimi dhe paralajmërimi kur mbaron.
- Madhësi dhe ngjyra
- Një artikull me variantet e veta: secili me stokun dhe barkodin e vet, dhe me emrin e plotë në kupon.
- Import nga Excel
- Ngarko listën e artikujve me çmime, barkode dhe stokun fillestar. Deri në 2.000 artikuj njëherësh.
- Fatura e furnitorit në librin e blerjes
- Kur pranon mallin, shëno faturën e furnitorit. Del vetë në librin e blerjes për EDI.
- Kthim dhe ndërrim
- Kthimi lidhet me kuponin origjinal dhe e kthen artikullin në stok.
Plus gjithçka që ka çdo arkë ArkaPlus: punë pa internet, raporti X dhe Z, fatura tatimore, librat për EDI dhe paneli i xhiros. Shih të gjitha veçoritë
Biznese të tjera
Hap arkën për markete dhe dyqane
Na trego për biznesin tënd dhe ta hapim llogarinë me ndërfaqen e duhur. Pa pajisje për të blerë.