Program për hotele dhe bujtina

Dhomat, rezervimet, llogaria e mysafirit dhe dalja me kupon fiskal, plus regjistri i mysafirëve të huaj.

Hap llogarinëCertifikuar nga ATK. Nga 9 € në muaj.
Hotele dhe bujtina: arka në banak

Si shkon një shitje

  1. 1Rezervo dhomën
  2. 2Shëno mbërritjen dhe mysafirët
  3. 3Shto mëngjesin, minibarin
  4. 4Në dalje: një kupon me netët dhe shpenzimet

Çka ke në këtë ekran

Tabela e dhomave
Kush mbërrin, kush largohet dhe cila dhomë është e lirë sot.
Pa rezervime të dyfishta
Dhoma nuk mund të jepet dy herë për të njëjtën natë; largimi dhe mbërritja në të njëjtën ditë lejohen.
Llogaria e mysafirit
Netët, mëngjesi, minibari: në dalje dalin të gjitha në një kupon fiskal.
Paradhënie
Çdo paradhënie me kuponin e vet; në dalje zbritet nga netët.
Faturë për kompanitë
Qëndrimet e kompanive mbyllen me faturë tatimore dhe dalin te borxhet e partnerit.
Regjistri i të huajve
Dokumenti i mysafirit të huaj, kujtesë për njoftimin në polici brenda 12 orëve dhe lista për printim.

Plus gjithçka që ka çdo arkë ArkaPlus: punë pa internet, raporti X dhe Z, fatura tatimore, librat për EDI dhe paneli i xhiros. Shih të gjitha veçoritë

Biznese të tjera

Hap arkën për hotele dhe bujtina

Na trego për biznesin tënd dhe ta hapim llogarinë me ndërfaqen e duhur. Pa pajisje për të blerë.