Arka fiskale s'ka pse të jetë një kuti në banak

ArkaPlus e ndërtuam që biznesi i vogël në Kosovë të lëshojë kupona fiskalë me pajisjen që e ka në xhep.

Për vite, fiskalizimi në Kosovë nënkuptonte një pajisje të veçantë për çdo pikë shitjeje, servisim dhe një raport në letër në fund të ditës. Udhëzimi Administrativ (MF) Nr. 01/2026 e ndryshoi këtë: kuponi fiskal tani mund të lëshohet me softuer.

ArkaPlus është softuer elektronik fiskal (SEF) i certifikuar nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Punon në telefon, tablet ose kompjuter, në shqip dhe serbisht, dhe hapet me ekranin që i përshtatet biznesit: tavolina për kafenenë, barkode për marketin, anëtarë për palestrën.

Kuponi nuk preket
Pjesa që lëshon, nënshkruan dhe dërgon kuponët është e ndarë nga gjithçka tjetër. Stoku, tavolinat dhe raportet ndërtohen përreth saj, jo brenda saj.
Shitja nuk ndalet
As kur bie interneti, as kur mbaron stoku në sistem, as kur prishet një pajisje. Kuponi i takon blerësit në çastin e pagesës.
Të dhënat janë të tuat
Çdo biznes sheh vetëm të dhënat e veta dhe mund ta shkarkojë arkivin e plotë kur të dojë.
Asgjë nuk fshihet
Kuponët, mbylljet e ditës dhe regjistri i veprimeve nuk ndryshohen e nuk fshihen. Gabimi korrigjohet me një dokument të ri.

Hap arkën sot

Na trego për biznesin tënd dhe ta hapim llogarinë me ndërfaqen e duhur. Pa pajisje për të blerë.