Gjithçka që bën arka fiskale, dhe ajo që s'e bën dot

Kuponi fiskal është fillimi. ArkaPlus mban edhe stokun, tavolinat, faturat dhe librat, dhe të tregon si po shkon biznesi.

Kuponi fiskal

Bërthama e certifikuar: e njëjta për çdo lloj biznesi.

Nënshkrim digjital dhe kod QR
Çdo kupon nënshkruhet në pajisjen tënde me një çelës që nuk largohet kurrë prej saj, dhe blerësi e verifikon me kod QR.
Punon pa internet
Kuponët ruhen të enkriptuar, shënohen offline dhe dërgohen vetë në ATK kur kthehet lidhja. Paneli të paralajmëron para afatit 48-orësh.
TVSH e saktë
Grupet A, C, D (8%) dhe E (18%) llogariten me numra të plotë, pa gabime rrumbullakimi.
Anulim dhe kthim
Kuponi nuk fshihet kurrë. Anulimi dhe kthimi janë kuponë të rinj të lidhur me origjinalin, me arsye.
Çdo mënyrë pagese
Kesh, kartelë, e ndarë, transfer bankar. Kufiri ligjor i pagesës me para në dorë zbatohet vetë.
Paradhënie dhe shitje falas
Kupon për çdo paradhënie dhe për pjesën tjetër në dorëzim. Edhe furnizimi falas merr kupon 0,00 €.
Bllok i veçantë
Kur pajisja s'punon, kuponët e shkruar me dorë regjistrohen më pas me orën dhe numrin e bllokut.
Shqip dhe serbisht
Kuponi dhe ndërfaqja në të dy gjuhët zyrtare.

Ekrani sipas biznesit

Arka hapet ashtu si punon ti.

Tavolina dhe kamarierë
Porosi të hapura për çdo tavolinë, kamarierë me PIN, ndarje e llogarisë, ekran kuzhine, rezervime dhe plan i sallës.
Barkod dhe stok
Skaner USB ose kamera e telefonit. Stoku lëviz vetë me çdo shitje, kthim dhe pranim malli.
Variante
Madhësi dhe ngjyra si artikuj më vete, të mbledhur në një rresht në arkë.
Anëtarë dhe plane
Palestra dhe kurse: kush është aktiv, kush skadon, rinovime që shtohen njëra pas tjetrës.
Vizita dhe pacientë
Klinika: mjeku, pacienti dhe trajtimet, pa asnjë të dhënë të pacientit në kupon.
Fletë pune për servise
Pranimi i pajisjes, paradhënia, statusi dhe dorëzimi.
Këmbim valutor
Kurset, arka sipas valutës, dëftesa e këmbimit dhe identifikimi mbi pragun.

Pronari

Çka po ndodh në biznes, pa qenë aty.

Paneli i xhiros
7, 30 ose 90 ditë krahasuar me periudhën para: sipas ditës, orës, degës, artikullit dhe punonjësit.
Raport ditor me email
Çdo mëngjes: xhiroja e djeshme, krahasimi me javën e kaluar dhe arkat që s'janë mbyllur.
Disa degë, një llogari
Çdo arkë me certifikatën e vet, të gjitha shitjet në një vend.
Role dhe PIN
Pronar, menaxher, arkëtar dhe kontabilist. Çdo kupon mban emrin e punonjësit.
Regjistër i pandryshueshëm
Çdo hyrje, shitje, anulim dhe ndryshim cilësimesh mbetet i shënuar.

Kontabilisti

Dokumentet dalin vetë nga shitjet.

Raporti X dhe Z
Mbyllja e ditës sipas TVSH-së dhe mënyrës së pagesës, për çdo arkë.
Fatura tatimore
Për shitjet te bizneset, me NUI-në e blerësit, logon tënde, nota kreditore dhe debitore.
Libri i shitjes dhe i blerjes
Në Excel, në formatin që e pranon EDI i ATK-së, me kujtesë për afatin.
Arkivi i plotë
Kuponët, faturat, librat dhe regjistri në një shkarkim. Ruhen gjashtë vite.

Hap arkën sot

Na trego për biznesin tënd dhe ta hapim llogarinë me ndërfaqen e duhur. Pa pajisje për të blerë.