Arka fiskale për kafene, bare dhe restorante
Tavolina, kamarierë me PIN dhe porosi që shkojnë vetë në kuzhinë e në bar. Kuponi fiskal del kur mysafiri paguan.
Hap llogarinëCertifikuar nga ATK. Nga 9 € në muaj.

Si shkon një shitje
- 1Kamarieri hap tavolinën dhe shton porosinë
- 2Dërgo e çon porosinë në kuzhinë dhe në bar
- 3Mysafiri paguan, i gjithë ose secili pjesën e vet
- 4Kuponi fiskal printohet dhe shkon në ATK
Çka ke në këtë ekran
- Tavolina dhe plan i sallës
- Shiko cilat tavolina janë të zëna, sa kanë konsumuar dhe sa kohë janë ulur. Si listë ose si plan i sallës.
- Ekran i përbashkët për kamarierët
- Një tablet për gjithë ekipin. Secili hyn me PIN-in e vet dhe ekrani kyçet vetë pas çdo porosie.
- Kuzhina dhe bari
- Porositë dalin në ekranin e kuzhinës, në printer rrjeti ose si fletëporosi nga shfletuesi. Pa çmime, që të mos ngatërrohen me kuponin.
- Ndarja e llogarisë
- Secili mysafir paguan çka ka porositur dhe merr kuponin e vet. Pjesa tjetër mbetet në tavolinë.
- Rezervime
- Tavolina tregon rezervimin dy orë para. Kur vijnë mysafirët, e hap me një prekje.
- Raport për çdo kamarier
- Xhiroja, anulimet dhe bakshishi i secilit në fund të ditës. Anulimet kërkojnë PIN-in e pronarit.
Plus gjithçka që ka çdo arkë ArkaPlus: punë pa internet, raporti X dhe Z, fatura tatimore, librat për EDI dhe paneli i xhiros. Shih të gjitha veçoritë
Biznese të tjera
Hap arkën për kafene dhe restorante
Na trego për biznesin tënd dhe ta hapim llogarinë me ndërfaqen e duhur. Pa pajisje për të blerë.