Kushtet e përdorimit

Përditësuar më 25.11.2026

Shërbimi

ArkaPlus është softuer elektronik fiskal që përdoret përmes shfletuesit. Me hapjen e llogarisë pranon këto kushte në emër të biznesit tënd.

Llogaria

Llogarinë e hap ekipi i ArkaPlus me të dhënat që i jep. Ti përgjigjesh për saktësinë e tyre, për ruajtjen e fjalëkalimeve dhe PIN-eve dhe për veprimet e ekipit tënd në llogari.

Detyrimet fiskale

ArkaPlus të mundëson lëshimin dhe dërgimin e kuponëve fiskalë sipas rregullave të ATK-së. Detyrimi për të lëshuar kupon për çdo shitje, për saktësinë e çmimeve dhe normave të TVSH-së dhe për deklarimet tatimore mbetet i biznesit.

Abonimi dhe pagesa

Abonimi faturohet çdo muaj sipas planit të zgjedhur dhe paguhet me transfer bankar brenda afatit në faturë. Për vonesa në pagesë mund ta pezullojmë lëshimin e kuponëve të rinj; kuponët në radhë vazhdojnë të dërgohen në ATK.

Të dhënat

Të dhënat e biznesit tënd janë të tuat. Mund t'i shkarkosh në çdo kohë. Pas mbylljes së llogarisë, të dhënat fiskale ruhen për afatin që e kërkon ligji.

Disponueshmëria

Punojmë që shërbimi të jetë i qasshëm pa ndërprerje dhe arka vazhdon të lëshojë kupona edhe pa internet. Nuk përgjigjemi për ndërprerje jashtë kontrollit tonë, si rrjeti i internetit ose sistemet e ATK-së.

Ndryshimet dhe kontakti

Për ndryshime të rëndësishme të këtyre kushteve të njoftojmë me email. Pyetjet dërgoji në info@arka-plus.com.